Flash News

E-TJERA

Gjendet një plantacion d*oge në Cakran, arrestohet 24-vjeçari

Gjendet një plantacion d*oge në Cakran, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi iu gjet një plantacion droge.

Sipërfaqja e mbjelle me kanabis sativa u gjet në Cakran të Fierit, me 223 fidanë lëndë narkotike. Fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa autori i dyshuar u vu në pranga.

"Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Cakran", njofton policia.

Të fundit