Flash News

E-TJERA

Bëri një gjilpërë tek ambulance e lagjes, humb jetën e moshuara në Lushnjë

Bëri një gjilpërë tek ambulance e lagjes, humb jetën e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë ku një e moshuar ka humbur jetën në spital, pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes në fshatin Savër.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja M. V., 78 vjeçe, e cila dyshohet se ka pësuar reakion nga injeksioni që kishte bërë në ambulancën e lagjes.

Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkak është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë.

Policia thotë se po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së të moshuarës.

Të fundit