Flash News

OPINEWS

Reagime për shpullën e Macron

Reagime  për shpullën e Macron

Nga Lutfi Dervishi

Jo Biden: mund të kem ngrënë edhe unë ndonjë shpulle, por nuk e mbaj mend

Putin: ne e dënojmë dhunën edhe kur ushtrohet ndaj kundërshtarëve tanë

Mark Rutte: falenderoj Zotin që jam beqar

Edi Rama: Brigitte e trajtoi  Emanuelin si çyryk!

Orban: Në Hungari kjo quhet “politikë familjare tradicionale”. Madje kemi dhe subvencione për të.

Papa: Emanuel ishte më fat se e goditi në mjeker, po ta godite në faqe duhet t'i kthente edhe faqen tjetër

Zegjineja: O Makrono ho me? Shpullë në televizor. Hajde në Roskovec të mbështetesh në supin e shoqeve të mia

Basha: O Makrono, ku i ke faqet? E din ti. 7x7= 5

Dumani: Nuk kemi asnjë denoncim për shuplakën. Nuk ndikohemi nga media

Netanyahu: Nëse më qëllon gruaja, unë e konsideroj territor të pushtuar...

Donald Trump: Po të më qëllonte mua, do ta padisja për 5 milionë dollarë dhe do i bllokoja kartat e kreditit.

Meloni: Brigitte meriton të izolohet në kampin e Gjadrit

Erdogan: këto janë shenja të qametit.

Antonio Guterres (OKB):

Kërkojmë përmbajtje nga të gjitha palët

Sulltani i Bruneit: imagjino ç’do të hiqte Macron po të kishte 7 gra si unë!

Berisha: E kam thënë unë, absolutisht po. Po u afrove me Ramën, do të të prishet familja.

Të fundit