Flash News

E-TJERA

Aksident në uzinën “Albchrome” në Elbasan, ndalohen tre persona

Aksident  në uzinën “Albchrome” në Elbasan, ndalohen

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës në Uzinën e Ferrokromit “Albchrome”, në zonën industriale të Paprit, ku një punonjës mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndërhyrjeje teknike. Si pasojë e ngjarjes, janë ndaluar tre persona që mbikëqyrnin procesin e punës, për shkelje të dyshuara të protokolleve të sigurisë.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se ndalimi i personave përgjegjës është urdhëruar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse janë shkelur rregullat e sigurisë në punë që mund të kenë çuar në aksidentin e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit, ku mekaniku Rudin Meçja u godit rëndë nga një pllakë metalike e shkëputur nga pajisja e përpunimit. Ai pësoi dëmtime serioze në shpatull dhe shtyllën kurrizore dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në momentin e aksidentit, në repart ndodheshin edhe inxhinieri i procesit Rexhep Xhardja, brigadieri mekanik Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi. Aksidenti ndodhi gjatë një ndërhyrjeje rutinë për ndërrimin e pllakave të pajisjes së copëtimit, një operacion teknik i zakonshëm në linjën e prodhimit.

Ngjarja ka ngjallur sërish shqetësime mbi standardet e sigurisë në vendet e punës, veçanërisht në zonat industriale të vendit, ku shpesh raportohen aksidente për shkak të mungesës së masave të duhura teknike dhe organizative.

Të fundit