Flash News

E-TJERA

Shfrytëzonin vajzat për pr*stitucion në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari

Shfrytëzonin vajzat për pr*stitucion në Vlorë, arrestohet

Një rast prostitucioni është zbuluar nga policia në qytetin e Vlorës, ku në pranga ka rënë një 28-vjeçar, ndërsa bashkëpunëtorja e tij kineze 51 vjeçe është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës, për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prostitucioni”, në ngarkim të tre shtetaseve të huaja H. G., B. A. dhe L. M., të cilat shfrytëzoheshin nga këta dy shtetas dhe ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Të fundit