Flash News

E-TJERA

Mjekët japin alarmi: Sëmundjet e zemrës po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë

Mjekët japin alarmi: Sëmundjet e zemrës po prekin gjithnjë e

Sëmundjet kardiake vazhdojnë të mbeten shkaku kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri, por ajo që po shqetëson mjekët së fundmi është shtimi i rasteve në moshat e reja. Kardiologët paralajmërojnë se tashmë nuk janë të rralla rastet kur të rinj 20 apo 30 vjeç paraqiten me probleme serioze në zemër.

Sipas mjekes kardiologe Engjëllushe Hasani, një nga faktorët që po ndikon drejtpërdrejt në përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare tek të rinjtë është përdorimi i substancave narkotike. Ajo thekson gjithashtu se kombinimi i drogës me alkoolin e bën situatën edhe më alarmante.

Shumë prej këtyre sëmundjeve nuk japin shenja të hershme. Lipodemitë dhe tensioni i lartë shpesh nuk kanë simptoma derisa të jetë shumë vonë”, u shpreh Hasani për Top Channel.

Rasti më i fundit që ka tronditur opinionin publik është ai i futbollistit 28-vjeçar të ekipit “Dajti”, Bledar Hajdari, i cili humbi jetën në fushë gjatë një ndeshjeje gjysmëfinale në kampionatin amator të futbollit. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga Mjekësia Ligjore.

Ndërkohë, ekspertët u bëjnë thirrje të rinjve për kontrolle të rregullta shëndetësore dhe për kujdes të shtuar ndaj stilit të jetesës, sidomos në lidhje me përdorimin e substancave që dëmtojnë sistemin kardiovaskular.

Të fundit