Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli publikon mesazhin e diasporës: 3 vota nga Gjermania kundër regjimit

Topalli publikon mesazhin e diasporës: 3 vota nga Gjermania kundër

Drejtuesja politike e Partisw Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli ka shpërndarë disa prej mesazheve që votuesit shqiptarë nga diaspora i kanë dërguar, përmes platformave sociale dhe atyre të komunikimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka bërë publike një prej mesazheve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, i cili ka dhënë votën e tij për PD-ASHM.

‘Sapo votova Nr.1 , tre vota kundër regjimit nga Gjermania’, thuhet në mesazhin, që I ëhstë dërguar drejtueses politike të PD për Diasporën, Jozefina Topalli.

Teksa ka falenderuar diasporën, Topalli e ka cilësuar votën e shqiptarëve jashtë vendit, si zërin e ndryshimit dhe forcës që po shkruan një histori të re për Shqipërinë.

Mesazhi

Sapo votova!

3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!

Këto janë mesazhet që po më vijnë  në WhatsApp, Instagram, Facebook…

Zëra të qartë, vendime të forta!

Faleminderit diasporë!

Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!

Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!

#VotoPërNdryshim

#DiasporaVendos

#ShqipëriaQëDuam

#3VotaKundërRegjimit

#FalëDiasporës

Të fundit