Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Që të mos çmendemi të gjithë në të njëjtën kohë siç parlajmëroi Shvejku

Pika 2 e nenit 148/dh të Kushtetutës, e shtuar me reformën e “famshme” në drejtësi në 22 korrik 2016 përcakton se:
“Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 9 VJET, PA TË DREJTË RIEMËRIMI.”
Kushtetuta është fare e qartë. Nuk ka vend për interpretim. Dhe absolutisht ka qenë e menduar për të qenë kështu dhe nuk është harresë e kushtetutëbërësit.
Kryeprokurori i SPAK dha dy argumenta “dërrmues” për pretendimin e trupës së prokurorëve të SPAK pse këta prokurorë duhet të qëndrojnë në detyrë pa afat, ose së paku të kenë të drejtë të riemërohen për mandat tjetër 9-vjeçar:
- Një prokuror dashurohet me çështjen, e njeh në detaj edhe në 12 të natës, por vjen fundi i mandatit dhe detyrohet ta lejë çështjen. Prokurori tjetër që do ta zëvendësojë nuk ka të njëjtën “dashuri” për çështjen.
- Zhvillimet e krimit po zgjasin afatet e hetimit të çështjeve dhe duhet me shumë kohë nga një prokuror.
Hetimi nuk është çështje “dashurie”, përndryshe kjo është një dashuri morboze. Hetimi është çështje ligji, procedure, provash, objektiviteti dhe drejtësie.
Afatet e hetimit janë shumë më të shkurtra se 9 vitet e mandatit të një prokurori të SPAK. Pra koha i del dhebi tepron. Mos e dhëntë Zoti t’i shkojë kujt në mendje të zgjasë hetimet e një çështjeje deri në 9 vjet. As diktaturat nuk e çojnë në mend.
Kanë 3 vjet që hetojnë liderin e opozitës pa regjistruar asnjë akuzë, ama e arrestuan. Nuk e arrestuan pse mund te kryejë sërish krimin, mund te prishë provat apo se mund të largohet, por për ta ndëshkuar pse kundërshtoi si antikushtetuese kufizimet e lirisë së një deputeti të zgjedhur nga populli. Sa kohë mund ta mbajnë peng duke e penguar të drejtojë opozitën? Mos vallë deri në zgjedhjet e pranverës 2025? Apo deri kur të vijë momenti që të bëjë betimin si deputet i zgjedhur dhe të pengohet të marrë mandatin e për ta zëvendësuar me një masë arresti siç po ndodh me kryetarin e zgjedhur me votë të bashkisë së Himarës?
Nëse do të plotësohej ky pretendim i 17 prokurorëve, do të forcohej rreziku që kam denoncuar në 2016 si nënkryetar i Komisionit te Reformës në Drejtësi kur debatoheshin amendamentet, që ky organ rrezikon të kthehet jo thjesht në një korporatë, por në një vëllazëri të rrezikshme. Selektiviteti nën ndikimin e korrupsionit, politikës, apo thjesht se këta prokurorë vendosin ata se kush do të jetë politika dhe jo votuesit me votë, janë rreziqe të rënda që qëndrojnë pas kësaj porte.
Kjo do të ishte një ndërhyrje serioze me 94 vota në Kushtetutë që do ta përkeqësonte arkitekturën kushtetuese të Drejtësisë që edhe kështu siç është, ka difekte të rënda.
Por pa u lodhur më tej, përgjigjen pse SPAK e kanë gabim pretendimin që të kenë të drejtë riemërimi, e ka dhënë në 2008 Komisioni i Venecias kur u vu mandat 5-vjeçar për Prokurorin e Përgjithshëm e që na shtyu ne 2016 që mandati i prokurorit të SPAK të ishte i gjatë 9 vjet dhe pa riemërim:
“Neni 9 që ndryshon nenin 149
20. Formulimi i ri parashikon që Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit për një mandat pesë vjeçar me të drejtë riemërimi. Ky amendament duket një hap prapa dhe rrezikon të komprometojë paanshmërinë e Prokurorit të Përgjithshëm, veçanërisht në periudhën kur ai ose ajo kërkon rizgjedhjen. Do të ishte e preferueshme një afat më i gjatë pa mundësinë për t'u riemëruar. Në një Opinion mbi projekt-amendamentet e Kushtetutës së Ukrainës (CDL-AD(2008)029, paragrafi 33) Komisioni i Venecias deklaroi: “Sipas seksionit 3 të propozuar, mandati i Prokurorit të Përgjithshëm do të zgjatet nga 5 në 7 vjet. Ky afat më i gjatë duhet të zvogëlojë politizimin e funksioni dhe mund të jetë një garanci për paanshmërinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Prandaj, duket një hap në drejtimin e duhur. Do të duket edhe më mirë të parashikohet që Prokurori i Përgjithshëm mund të qëndrojë në detyrë deri në mbushjen e moshës së pensionit ose, nëse preferohet një mandat i kufizuar, të përjashtohet mundësia e riemërimit, siç është rasti për gjyqtarët kushtetues sipas nenit 148 të Kushtetutës [së Ukrainës]. Përndryshe, Prokurori i Përgjithshëm mund të ndikohet në mënyrë të padrejtë në vendimet e tij ose të saj nga dëshira për t'u rizgjedhur.”
Paragrafi 20 i opinionit të Komisionit të Venecias -https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2008)033-https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2008)033-e
Kaq mjafton!

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38