Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pacolli thirrje BE-së: Duhet reagim, Serbia po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët kosovarë
Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i kërkojë Serbisë që të ndalë sulmet dhe të ofrojë siguri për qytetarët e Kosovës.
Ai e bëri këtë kërkesë me një status në profilin tij në Twitter, ku edhe informoi se mbrëmë në Serbi u sulmua një autobus me udhëtarë kosovarë gjatë rrugës për në shtetet e Bashkimit Evropian.
“Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit të mbushur me udhëtarë që po udhëtonin nga Kosova nëpër Serbi për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët tanë dhe liri të lëvizjes. Ne bëjmë thirrje për hetime dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi ministri në ikje.
Pacolli kërkon që sulmet e koordinuara ndaj qytetarëve të Kosovës duhet të ndalen dhe ka bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian që të veprojë si lehtësues i marrëveshjes për lëvizje të lirë.