Flash News

KRYESORE

"Parlamenti në flakë", Zogajn nuk e bind raporti sekret i Metës

"Parlamenti në flakë", Zogajn nuk e bind raporti sekret i

Analisti Preç Zogaj ka dyshime për raportin sekret që disponon presidenti Ilir Meta për protesten e opozites më 8 qershor. Në emisionin "Java" në TVSH, ai deklaroi se nuk e kupton se si ka mundësi që një informacion kaq i rëndësishëm i është servirur publikut dy muaj me vonesë.

Zogaj shton se kjo mund të jetë edhe një gënjeshtër e kreut të shtetit për të diktuar vendimin e tij për shtyrjen e 30 qershorit ose institucionet e vendit kane rene.

"Unë mendoj se publiku duhet të ishte njohur më parë me këto informacione, jo kaq vonë. Ose është një gënjeshtë, e cila ka diktuar dekretin e tij ose këtu nuk mban askush pergjegjësi për të shkuar drejt idenfitikimit të problemit dhe personave që kanë dashur të bëjnë një agresion te tillë ndaj instituioneve të Shqipërisë duke duke shfrytëzuar protestën e opozitës", pohoi ndër të tjera ai.

Analisti shprehu falenderime për ndërkombëtarët që sipas tij kanë ndikuar në mos përshkallëzimin e situatës në vend, e cila sipas tij është mjaft e brishte, sidomos në kohë krizash politike.

Të fundit