Sistemi zgjedhor, Ndoka provokon Gjonin: Opozita parlamentare voton çdo marrëveshje Rama – Basha

Në emisionin “Java” në TVSH, ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh gati të hyjë në zgjedhje me apo pa Edi Ramën kryeministër. Kreu i PDK-së deklaroi se do të mbështesë çdo marrëveshje të mundshme Rama – Basha për sistemin zgjedhor, aq sa iu paralajmëroi Ralf Gjonin se edhe ai do të bëjë të njëjtin veprim.

“Edhe ti dhe Rudina Hajdari apo Kujtim Gjuzi do ta votoni në parlament”, iu drejtua Ndoka – Gjonit.

“Ashtu mendon ti. Ka ikur koha që kryetarët e partive orientonin deputetët me telefon. Ne nuk jemi të kapur. Do ta shohësh që sistemi do të ndryshojë”, replikoi Gjoni.

Opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor për t’i hapur rrugë miratimit të listave të hapura ose siç njihet ndryshe mazhoritar i pastër.