Flash News

KRYESORE

Pas fitores së Shqipërisë dhe golave të Kosovës, Capital T i bën dhuratën më të bukur fansave

Pas fitores së Shqipërisë dhe golave të Kosovës,
Capital T ka shfrytëzuar që ditët para koncertit e tij madhështor të udhëtoj drejt Londrës për të parë ndeshjen Angli-Kosovë në stadiumin "Southampton". Capital T ndodhej aty bashkë më qindra mijëra shqiptarë për të mbështetur kombëtaren e Kosovës dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova humbi por shënoi tre gola dhe Shqipëria fitoi me 4 gola në "Elbasan Arena", Capital T vendosi t`i bëjë një dhuratë fansave të tij. Direkt nga "Sauthampton", Capital T hodhi një video teksa i gëzuar për 7 golat e dy kombëtareve shqiptare tha: "Qaq jemi frymzu sot edhe na keni knaqe zemren fansat ma t’mire n’bote meritoni ni dhurate  per 24 oret e ardhshme Me fillim sonte prej ores 00:00 — TIME CAPSULE e shet zonen A 10 Euro dhe zonen B 5 Euro!! Ju dua” Pra, të gjithë fansat e Capital T, kanë mundësinë të ndjekin këtë super koncert të parin në Shqipëri të këtyre përmasave, për 5 dhe 10 euro. Keni kohë deri sontë në orën 00:00.

Të fundit