Flash News

KRYESORE

Pas konferencës së jashtëzakonshme, Meta i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit

Pas konferencës së jashtëzakonshme, Meta i përgjigjet

Pas konferencës të jashtëzakonshme për shtyp, Presidenti Meta i është përgjigjur deklaratës së Departamentit Amerikan Shtetit.

Në faqen zyrtare të Presidencës, Meta përshëndet reagimin e DASH me theksin se ligji është mbi të gjitha.

Reagimi i Presidentit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA, për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z. Mattheë Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.

Meta thirrje qytetarëve për referendum: Të mbrojmë Republikën!

Të fundit