Flash News

KRYESORE

Meta thirrje qytetarëve për referendum: Të mbrojmë Republikën!

Meta thirrje qytetarëve për referendum: Të mbrojmë

Ashtu siç paralajmëroi Presidenti Meta ka mbajtur konferencën e jashtëzakonshme për mediat. Teksa foli për mbrojtjen e Kushtetutës, presidenti ftoi qytetarët në referendum, si mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza.

“Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum. Të mbrojmë sot kushtetutën, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë Kushtetuta është vija e kuqe dhe e pakalueshme.

Na u dhurua Kushtetuta më demokratike që ka pasur Shqipëria deri më sot. Populli vendosi që sovraniteti i përket vetëm atij. Populli shqiptar përcaktoi se liritë themelore të njeriut duhet të ishin të pandara, të patjetërsueshme. E projektuar për të hedhur themelet e një shteti, Kushtetuta e ’98 mundësoi vendosjen e paqes në vend. Kjo Kushtetutë që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008. Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më popullin. Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera”-tha ndër të tjera Presidenti.

Meta akuzoi qeverinë se ka shmangur qëllimisht Gjykatën Kushtetuese dhe po vijon të ndalojë bllokimin e saj.

“Kuvendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese dhe po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të saj.

Kur një kryeprokuror është zgjedhur me një proces antikushtetues, kur dhunohen të drejtat e qytetarëve në mes të ditës”-tha më tej Presidenti.

Të fundit