Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes nga Jonida, Romeo Veshaj në lidhje me një tjetër vajzë të showbizz-it

Pas ndarjes nga Jonida, Romeo Veshaj në lidhje me një tjetër
Lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt ka qenë një ndër temat më të komentuar të verës së shkuar. Madje çifti u kapën disa herë mat teksa putheshin dhe ata edhe filluan të shoqëroheshin në publik bashkë derisa konfirmuan lidhjen e tyre me një foto të përbashkët që postuan në profilet e tyre në Instagram. Mirëpo, kjo lidhje mesa duket nuk zgjati shumë. U desh që të dilte videoja e Flori Mumajesit me Jonidën teksa përkëdheleshin në Paris, për të kuptuar se Romeo dhe Jonida nuk janë më në një lidhje. Edhe në emisionin "Shiko kush luan", Jonida pranoi se tashmë ishte beqare, duke konfirmuar kështu në mënyrë indirekte se nuk vazhdon më të jetë e lidhur me Romeon. Teksa sot, "Panorama Plus" ka publikuar një lajm se Romeo ka nisur një lidhje të re me një vajzë të showbizz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Sara Kolamin.
 
View this post on Instagram
 

This dress is a masterpiece 🖤 @driton_official ✨

A post shared by FASHION | INSPO | TRAVEL (@sarakolami) on

Së fundmi, ata janë parë të shoqërohen shpesh së bashku dhe kjo ka nisur aludimet se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri. Thuhet se njohja e tyre mund të ketë nisur në ambientet e “Vizion Plus”, ku Romeo moderon emisionin “Treshat” së bashku me vëllanë e tij, Donaldin dhe Bora Zemanin. Por ky lajm ende është i pakonfirmuar nga dyshja. Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj në një lidhje? Çfarë thonë miqtë e tyre Pas asnjë fjalë apo deklaratë, Rome Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen Video/ Mësohet lidhja e fshehtë e Jonida Maliqit dhe Flori Mumajesit, gjeste intime në Francë Pas videos "ironizuese", Romeo Veshaj merr hapin e radhës për Jonida Maliqin Jonida Maliqi flet për herë të parë për videon me Flori Mumajesin dhe tregon se është beqare

Të fundit