Flash News

KRYESORE

Jonida Maliqi flet për herë të parë për videon me Flori Mumajesin dhe tregon se është beqare

Jonida Maliqi flet për herë të parë për videon me Flori

Para disa ditësh, është publikuar një video e Jonida Maliqit teksa kalonte momente "intime" me Flori Mumajesin në Paris. Kështu u konfirmua dhe lidhja e saj me Florin një vit më parë. Momentalisht, këngëtarja është në një lidhje me aktorin e humorit, Romeo Veshaj (ose ishte).

Romeo bëri jo një por tre reagime në mënyrë 'indirekte' për këtë video e megjithatë dyshja ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Nuk dihet si është pritur kjo video në lidhjen e tyre por deklarata e Jonidës ka habitur teksa është shprehur duke thënë se është beqare.

E ftuar në "Rreze Dielli" në Report Tv, para dy ditësh, Jonida ka folur për këtë temë dhe ka pranuar se është një femër beqare dhe kur do dikë, e do shumë

"Nuk do doja të zija në mënyrë absolute asnjë emër. Unë jam një femër beqare, jam një femër që kur dua; dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë. Jam një femër që kam moral mbi të gjitha dhe nëse dua të jem diskrete, ndaj vendos shumë herë të largohem nga ky vend. Sepse këtu të mungon qetësia, këtu të mungon privatësia. Këtu njerëzit nuk hezitojnë, dhe nuk përfitojnë asnjë gjë, të xhirojnë me telefon dhe i dërgojnë nëpër redaksi të ndryshme."

Momentin e plotë e shihni nga momenti 11:42:

Të fundit