Flash News

Ditari i Opozitës

PD nuk ‘i ndahet’ Ramës për videon fake, publikon atë të policisë spanjolle: Këngë për fëmijët, jo dhunë me shkop gome

PD nuk ‘i ndahet’ Ramës për videon fake, publikon atë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar në Facebook një video që tregon disa policë spanjollë duke kënduar për fëmijët në karantinë si masë për koronavirusin. Vokshi akuzon Ramën se po kërcënon shqiptarët me mesazhet e dhëna në rrjetet sociale.

Ajo shton se kryeministri nuk ka kompensuar me asnjë qindarkë pagat e qytetarëve që po rrinë të detyruar në shtëpi, për bizneset e mbyllura. Video e postuar nga Vokshi mori shkas nga një video të cilën Rama e postoi dje në rrjetet sociale, ku policë algjerianë gjatë një proteste po ushtronin dhunë ndaj qytetarëve. Rama tha se videoja tregonte sjelljen e policisë spanjolle ndaj qytetarëve që shkelnin karantinën, gjë që rezultoi e pavërtetë.

Reagimi i Vokshit

Këngë për fëmijët, jo dhunë me shkop gome.

???? Shikoni si ndryshon si nata me ditën policia algjeriane që Edi Rama e promovon për dhunën kundër qytetarëve

???? me policinë europiane të një vendi demokratik si Spanja. Policë që këndojnë dhe argëtojnë në distancë fëmijët. Video është e datës 17 Mars në një rajon të Spanjës së izoluar prej koronavirusit. Duke konsideruar argëtimin e fëmijëve në karantinë si shërbim për komunitetin, mesazhi i policisë spanjolle është frymëzues: “Ky është gjithashtu një shërbim për qytetarin. Oficerët e policisë @PolprAlmeria janë gjithmonë duke u kujdesur për më të voglin e shtëpisë. Kjo është @policia juaj ”, kanë shkruar ata në Twitter.

❤ Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë 3 herë në ditë nga kryeministri fjalime me kërcënime, me dhunë dhe mallkime.

???? Si njeri me dy fytyra, Edi Rama paguan për një ditë 22 milionë për 4 ndërtues, por akoma nuk ka lëshuar asnjë qindarkë për pagat e qytetarëve që po rrinë të detyruar në shtëpi, për bizneset e mbyllura, për shëndetësinë e dobësuar akoma më shumë nga koncesionet e tij korruptive. Kjo kohë e vështirë na ka treguar se ne, më shumë se kurrë, nuk kemi nevojë për një polic sadist në krye të qeverisë, por për një kryeministër normal, që qetëson qytetarët, i inkurajon ata, nuk i përçan, por i bashkon.

Të fundit