Flash News

KRYESORE

Përballja Lazio-Salzburg në ‘Europa League’, Inzaghi konfirmon Strakoshën në portë

Përballja Lazio-Salzburg në ‘Europa League’, Inzaghi

Trajneri i ekipit të Lazios,  Simone Inzaghi, ka vendosur të aktivizojë Strakoshën në përballjen me klubin austriak Salzburg, në çerekfinalen e “Europa League”.

Ekipi kundërshtar është më i favorizuar në këtë ndeshje pasi në 3 përballjet me Lazion, të kaltrit e Inzaghit kanë fituar vetëm një herë.

Një formacion 4-3-1-2 pritet të hidhet në fushë, me Strakoshën të sigurtë në portë, Basta dhe Patric nga krahët, në mbështetje të De Vrij dhe Luiz Felipe.

Këto janë futbollistët që Inzaghi ka grumbulluar për këtë takim: Guerrieri, Strakosha; Basta, Bastos, De Vrij, Luiz Felipe, Patric, Radu; Leiva, Luis Alberto, Luliç, Milinkovic, Murgia, Parolo; Caicedo, Felipe Anderson, Imobile, Nani.

Të fundit