Flash News

KRYESORE

Pipero ‘rrëzon dy frikërat’ e qeverisë për covid-19: Rihapja krijon imunitet, vala e dytë s'mund të jetë më e rrezikshme

Pipero ‘rrëzon dy frikërat’ e qeverisë për

Ndonëse situata është shfaqur më e përmirësuar dhe prej tri javësh nuk është shënuar asnjë humbje jete prej covid-19, vendi ynë vazhdon t’u nënshtrohet kufizimeve të ndërmarra nga qeveria, sidomos në fundjavë.

Madje, vlen të përmendet fakti se gjatë gjithë javës që po lëmë pas janë zhvilluar protesta e grumbullime të njerëzve për shkak të situatës së krijuar prej shembjes së teatrit, ndërsa këtë fundjavë kur besimtarët myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin, qeveria njoftoi mbrëmë, sërish të njëjta kufizime si në javët e fundit.

Ajo që bie në sy është se edhe vetë specialistët e shëndetit duket se nuk përputhen në mendime lidhur me disa masa që autoritetet insistojnë të zbatohen me argumentin se në këtë mënyrë do të shmanget më shumë transmetimi i mundshëm i covid-19.

Sot, specialistja e ISHP, Silva Bino deklaroi për ‘News 24’ se ‘kufizimet në fundjavë po aplikohen sërish për të kufizuar kontaktin dhe mbajtjen e distancimit social, si një masë e rëndësishme që na lehtëson, pasi në fundjavë është më i theksuar. Na ndihmon në uljen e transmetueshmërisë.

Situata do ketë relaksime edhe sipas sjelljes së njerëzve, pra ata duhet të jenë të përgjegjshëm. Virusi nuk është zhdukur, për shkak të masave që kemi marrë, gjurmimit dhe rasteve asimptomatikë, edhe për shkak të stinës nuk ka grumbullime”.

Ndërkohë, pak minuta më vonë në të njëjtin ekran, mjeku Pëllumb Pipero rekomandon se e kundërta mund të ndihmonte situatën, pasi njerëzit gjatë ekspozimit fitojnë më shumë imunitet.

“Unë do sugjeroja që në fund të muajit të hapej gjithçka tërësisht, pasi duke u ekspozuar mund të përfitojmë më shumë imunitet. Kjo vlen edhe për fundjavat besoj. Unë do këshilloja që në fund të muajit të hapeshin tërësisht”, tha Pipero.

Po ashtu, mjeku hodhi poshtë edhe frikën e kryeministrit se në vjeshtë apo në periudhën ku ka më shumë fluks gripi sezonalë, ekziston mundësia e një vale të dytë covid-19 dhe që mund të jetë më vdekjeprurëse.

Në 12 maj, kryeministri Rama deklaroi se vendi duhet të jetë i përgatitur edhe për një valë të dytë infektimesh prej covid-19, që sipas tij mund të jetë edhe më e fortë se e para.

“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet  të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi, njerëzit u reklasuan hë mo se s’ka gjë, shumica  e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina zakonte janë shumë të forta, ne duhet të përgatitemi fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll dhe thoshte se vala e dytë ishte… do zoti mos na sjelltë para kësaj prove, megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Rama.

Por, mjeku Pipero e hedh poshtë këtë mundësi, për disa arsye.

“Një valë e dytë e covid në fundvit nuk mund të jetë më vdekjeprurës së i pari se një pjesë bien në kontakt më të dhe fitojnë imunit, po ashtu njerëzit janë më të ndërgjegjësuar dhe kapacitet shëndetësore janë më të plotësuar, përkundrazi do jetë me e lehtë se e para. Për gripin stinor kemi vaksina, kështu që në përputhje me OBSH do merren masa në kohën e duhur për vaksinimin e grupeve më të rrezikuara”, tha mjeku infeksionit.

Ndërsa Bino tha se ekziston frika e një vale të dytë më të fortë për shkak të kombinimit të virusit me gripin.

Ndërkohë, Pipero nuk e hodhi poshtë këtë fakt, por sqaroi se deri atëherë popullata do të jetë vaksinuar me vaksinat anti-grip, sidomos grupmoshat e rrezikuara.

200 të testuar, sa persona të infektuar me covid-19 konfirmohen në 24 orët e fundit në Shqipëri

Të fundit