Flash News

KRYESORE

“Virusi kthehet në fundjavë”, ironia me masat e qeverisë, përgjigjet Bino: Ky është mentalitet i gabuar

“Virusi kthehet në fundjavë”, ironia me masat e

Specialistja e ISHP, Silva Bino është përgjigjur pas qëndrimeve ironizuese të masave të qeverisë anti-covid se “virusi ndalon gjatë javës, por rikthehet në fundjavë”, për shkak të kufizimeve gjatë të shtunës dhe sidomos të dielën.

Në një intervistë për ‘news 24’, Bino tha se kjo bëhet për shkak të aktiviteteve të biznesit dhe punës dhe se në fundjavë shmanget më shumë grumbullimi i njerëzve.

“Nëse virusi shfaqet apo ikën në fundjavë, ky është mentalitet i gabuar. Java është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit dhe lidhjet me punën, kurse fundjava për të kufizuar kontaktin dhe distancimin social, është masë e rëndësishme që na lehtëson, pasi në fundjavë është më i theksuar. Na ndihmon në uljen e transmetueshmërisë.

Situata do ketë relaksime edhe sipas sjelljes së njerëzve, pra ata duhet të jenë të përgjegjshëm. Virusi nuk është zhdukur, për shkak të masave që kemi marrë, gjurmimit dhe rasteve asimptomatikë, edhe për shkak të stinës nuk ka grumbullime.

Kam vënë re të rinjtë për shembull që rrinë ngjitur me njëri tjetrin”, tha Bino.

Kujtojmë se sot, sipas MSH gjatë 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste me covid, ku Tirana vazhdon të jetë zona më e “nxehtë” me numrin më të lartë të të infektuarve.

Të fundit