Flash News

KRYESORE

Pjetri vë në vështirësi PS, tre skenarë të mundshëm për Bashkinë e Shkodrës

Pjetri vë në vështirësi PS, tre skenarë të

Publikimi i dokumenteve nga PD që tregonin se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar në Itali për trafik droge ka prishur planet e Partisë Socialiste, e cila kishte vendosur konstituimin e tij më 21 gusht. Mediat lokale në Shkodër raportojnë se PS po mendon pwr tre skenarë për Pjetrin.

Skenari i parë, Valdrin Pjetri nuk do të konstituohet derisa Prokuroria e Përgjithshme të konfirmojë nëse ai ka qenë i dënuar në shtetin italian për trafik droge. Përgjigja përfundimtare mund të zgjasë nga 2-4 jave.

Skenari i dytë, të konstituohet keshilli bashkiak, Pjetri të betohet dhe me pas nese vertetohen akuzat te shkarkohet nga Keshilli ministrave e te nis procedimi penal per te.

Skenari  i tretë, të kryhet betimi i keshillit bashkiak dhe ne detyre te qendroje Voltana Ademi deri ne daten e re te zgjedhjeve, por kete here duke patur anetar te parlamentit lokal vetem te majtit e rinj te dale nga 30 qershori.

Nisur nga reagimi i Ramës, pas publikimit të fakteve nga selia blu, skenari i parë duket më i mundshëm. Një konstituim i tij do të agravonte më shumë situatën, por edhe do të dëmtonte imazhin e Partisë Socialiste, që qeveris prej 6 vitesh vendin.

Të fundit