Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazeta e majtë sulmon Ramën: E dije të kaluarën kriminale të Pjetrit në Itali
Gazeta e majtë Dita i ka kushtuar një editorial skandalit të kryebashkiakut në pritje të Shkodrës, Valdrin Pjetri që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali.
Kritikat më të mëdha ia adreson kryeministrit Rama, për të cilin thotë se e ka “përkëdhelur” Pjetrin duke i ofruar poste të rëndësishme, nga drejtori i Hipotekës, Prefekt i qarkut dhe së fundmi postin e kandidatit për kryebashkiak. Gazeta shkruan se Rama kishte informacione për të kaluarën “e errët” të Pjetrit ndërkohë që shtron pyetjen se deri kur do të vijojë mbështetja e tij për “të fortët” dhe të inkriminuarit.
“Asnjëherë një përfaqësues i së majtës në Shkodër por jo vetëm aty nuk është gjendur në një pozitë të tillë.
Ajo që e ka dalluar PS-në nga partitë e tjera kanë qenë pikërisht disa vlera krejt të kundërta me këto që po shfaqen përditë e më qartë tek grupimi i Rilindjes”, shkruan Dita.
Editoriali i plotë:
Për disa kohë, Valdrin Pjetri ishte i përkëdheluri i Edi Ramës dhe i Rilindjes.
Në pak kohë ai kaloi përmes disa posteve të rëndësishme, dy nga të cilat, ai i drejtuesit të Hipotekës në Shkodër dhe prefekt i rrethit, ishin nga më të njohurat.
Ai u bë aq i rëndësishëm, sa që, pa asnjë lloj droje se mund të gabojë, shefi i qeverisë i ngarkoi atij detyrën e primarit politik të Shkodrës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë.
Sot publiku mësoi se paralajmërimet fillimisht në media për një dënim të mundshëm të Valdrinit në Itali, janë të vërteta, ashtu si edhe përfshirja e tij në tregtimin e drogës.
Po sot, z.Rama lau shpejt e shpejt duart dhe fajin politik e moral e hodhi mbi shpatullat e Valdrinit, i cili, është e pabesueshme të jetë kaq miop, sa të besojë se gjëra të tilla mund të mbesnin të mbuluara.
E dinte ai dhe jo vetëm ai.
Nuk është hera e parë që Edi Rama, pasi emëron njerëz me precedentë të rëndë penalë apo kapet me presh në duar si te Unaza, e heqë nga vetja përgjegjësinë dhe e kalon si pa të keq diku tjetër.
Një shitje e shpejtë, për të shpëtuar veten; braktisje për të qenë përsëri në lojën e politikës; hedhje e qyrkut të fajit tek vetëm një pjesë e fajtorit dhe zbardhjen e certifikatës së pastërtisë tek vetja; mohimin e atij që kishte pranë për të rritur besueshmërinë ndaj vetes; gjithçka, gjithë autoritetin e shtetit, “babloku” narcist i Rilindjes mund ta flijojë brenda ditës, nëse kjo do duhet për të mos iu cënuar imazhi i tij.
Nuk e kupton që është vetëm çështje kohe që ai imazh publik të zhbëhet.
Sepse është i rremë.
Elvis Roshi ishte një shembull, të cilin menduam se nuk do të përsëritej. Pasi e mbrojti, e la të gjithë fajin në portën e kavajasit, duke bërë të leshtin që nuk paska ditur asgjë.
Vangjush Dako po ashtu. I mbrojtur me afsh dhe duke bërë krahasime shifrash se sa kishte fituar në kohën e Berishës, sa në kohën e Metës, sa në kohën e Ramës, pastaj u ftillua papritur vetëm pas vendimit të DASH.
Deputeti Prenga, e njëjta rrugë, trafik narkotikësh, dënime në shtetin fqinj, pastaj përvetësime pronash, pasuri e dyshimtë, shtëpi, vila, toka dhe, në fund, ndarja duke zhveshur qyrkun e fajit.
Nesër do ndodhë edhe me Qazim Sejdiun; tre mandatet e tij në Elbasan janë të mbushur me ngjarje bandash me njerëz shumë afër tij të përfshirë. E megjithatë vetëm Edi i gjatë nuk ka parë e as ka dëgjuar ende gjë. Vazhdoi e lëvdoi Qazimin gjatë gjithë fushatës, e pas pak kohësh do mbajë një tjetër fjalim publik ndarjeje, me fjalë të zgjedhura prej “të padituri”.
Do bjerë gjykimi edhe mbi Gjiknurin. Megaskandali i Unazës nuk është vetëm vepër e ish-ministrit, siç nuk janë miliardat e koncesioneve; të cilat na u premtua se do zhbëheshin, por Rilindja i dhjetëfishoi me emrin e ri PPP.
Asnjëherë PS nuk ka qenë kaq e inkriminuar.
Asnjëherë një përfaqësues i së majtës në Shkodër por jo vetëm aty nuk është gjendur në një pozitë të tillë.
Ajo që e ka dalluar PS-në nga partitë e tjera kanë qenë pikërisht disa vlera krejt të kundërta me këto që po shfaqen përditë e më qartë tek grupimi i Rilindjes.
Grupim, i cili, e ka kthyer partinë më institucionale në Shqipëri nga parti të votës së brendshme dhe vendimeve kolegjiale të forumeve, në parti të urdhërave me ëhatsap dhe diktatit delirant të një individi; të kryetarit zot – shkop që shkarravit mbi shtetin dhe financat si me bojrat “te oxhaku i Adit”; që luan me institucionet dhe emërimet si me koshin e basketbollit që ka në zyrë.
Po, zoti Rama po, këtë herë ke plotësisht të drejtë: Valdrini nuk ka asnjë lidhje me PS-në.
As ti nuk ke.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38