Flash News

KRYESORE

Policia arreston komisionerin e LSI-së në Korçë

Policia arreston komisionerin e LSI-së në Korçë

20:30 Policia e Korçës njofton se ka arrestuar anëtarin e Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç për veprën penale :

“Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”. Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik­Financiar u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Andimjano Ravolli, 24 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç­Korçë, komisioneri i LSI­së, ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve. Por gjithashtu ka votuar edhe duke u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve, në qendrën e votimit me nr 3736/1 të fshatit Barç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, neni 327/a i Kodit Penal.

Të fundit