Flash News

KRYESORE

Policia konfirmon: U grabitën para në shtëpinë e nënës se ministrit Gjiknuri

Policia konfirmon: U grabitën para në shtëpinë e

Policia e Tiranës ka konfirmuar lajmin se është grabitur shtëpia e nënës së ministrit të Transportit, Damian Gjiknuri. Lajmi u publikua fillimisht nga ‘Rilindja Demokratike’, ndërsa policia konfirmoi pak minuta më parë ngjarjen.

Në njoftimin e shkurtër të uniformave blu thuhet se nga shtëpia e 67 vjeçares janë marrë gjatë natës një shumë lekësh, por nuk thuhet sa. Ndërkohë, po vijon puna për kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Neni 134 i Kodit Penal.

“Vidhet shtëpia e Gjiknurit, autorët nxjerrin disa thasë, policia e mban të fshehtë ngjarjen”

Të fundit