Flash News

POLITIKOFF

Eurovision 2026: Përcaktohen 10 finalistët e parë në Vjenë

Eurovision 2026: Përcaktohen 10 finalistët e parë në

Eurovision Song Contest 2026 ka nisur zyrtarisht, me gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në Wiener Stadthalle në Vjenë, ku 15 shtete garuan për 10 vende në finalen e madhe.

Pas një mbrëmjeje të mbushur me performanca, u kualifikuan për në finale: Belgjika, Kroacia, Finlanda, Greqia, Izraeli, Lituania, Moldavia, Polonia, Serbia dhe Suedia.

Ndër performancat më të komentuara të natës ishte ajo e Suedisë me këngën “My System” nga Felicia, e cila prej javësh konsiderohet një nga favoritët kryesorë të edicionit. Edhe Finlanda tërhoqi vëmendje me një performancë energjike që u vlerësua nga publiku.

Në anën tjetër, disa shtete mbetën jashtë finales, përfshirë Portugalinë, Estoninë, Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe San Marinon.

Votimi në gjysmëfinale u realizua nga publiku dhe juritë e vendeve pjesëmarrëse, si edhe nga disa shtete të tjera përmes votimit të zgjeruar.

Finalja e Eurovision 2026 do të mbahet më 16 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë është planifikuar për 14 maj, ku do të përcaktohen edhe 10 finalistët e tjerë.

Në gjysmëfinalen e dytë pritet të performojë edhe artisti Alis me këngën “Nan”, i cili do të ngjitet në skenë i 13-ti.

Të fundit