Flash News

POLITIKOFF

6 sinjale që mund të të tregojnë se diçka nuk po shkon – dhe po i shpërfill

6 sinjale që mund të të tregojnë se diçka nuk po

Një këshillues shpirtëror i njohur në rrjetet sociale, Tahverlee, po tërheq vëmendjen e ndjekësve me mesazhet e saj mbi intuitën dhe “shenjat” që, sipas saj, njerëzit shpesh i shpërfillin në jetën e përditshme. Përmes videove në TikTok, ajo flet për mënyrën se si individët mund të kuptojnë më mirë veten dhe të lexojnë sinjalet që i rrethojnë.

Në të njëjtën linjë, edhe mediumja Kristine Carlson thekson se intuita nuk është diçka e rrallë apo e paarritshme, por një aftësi që forcohet me ushtrim dhe vëmendje. Sipas saj, problemi kryesor është se njerëzit nuk ndalen mjaftueshëm për të reflektuar mbi atë që ndjejnë apo përjetojnë.

Në një nga postimet e saj më të fundit, Tahverlee rendit disa nga situatat që, sipas saj, mund të jenë paralajmërime të përsëritura në jetën e përditshme:

Vonesat e shpeshta

Sipas saj, pengesat e vazhdueshme mund të jenë më shumë se rastësi. Kur planet bllokohen vazhdimisht, kjo mund të sinjalizojë nevojën për të rishikuar drejtimin.

Ndjesi e brendshme negative

Edhe kur një vendim duket logjikisht i drejtë, reagimi i trupit mund të tregojë të kundërtën. Tahverlee sugjeron që këto sinjale nuk duhen injoruar.

Ndjenja se diçka nuk shkon

Një shqetësim i paqartë, që nuk shpjegohet lehtë, mund të jetë një tjetër tregues për të qenë më të kujdesshëm, sidomos në raport me situata apo persona të caktuar.

Probleme me gjumin

Pagjumësia e papritur, sipas saj, mund të jetë mënyra e mendjes për të sjellë në sipërfaqe çështje që kërkojnë vëmendje.

Sëmundje të shpeshta

Edhe shqetësimet e lehta fizike mund të interpretohen si sinjal për të ngadalësuar ritmin dhe për të reflektuar mbi stilin e jetesës.

Incidente të vogla të përsëritura

Ngjarje të vogla si rrëzimi i objekteve apo prishje të shpeshta, sipas saj, mund të jenë një tjetër “ndalesë” simbolike për të rishikuar situatat.

Të fundit