Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Albano Bogdo ofendoi Beatrix Ramosajn, vëllai i tij bën deklaratën shokuese
Vëllai i aktorit të humorit, Albano Bogdo ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri ky i fundit në emisionin e tij, duke ofenduar këngëtaren Beatrix Ramosaj.
“Fjalët e një mbreti do t`i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës,” shkruan ai në Instastory.
Këto janë fjalët e tij, por mesa duket nuk ishte ai që pritej, asnjë falje publike, asnjë deklaratë që mund të justifikonte veprimin e turpshëm të aktorit.
Çfarë ka thënë Albano?
Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’.
Pas këtyre ofendimeve ka ardhur edhe një reagim nga Beatrix Ramosaj. Në tik tok po qarkullon një video ku Triksa dëgjohet të thotë në një dublim zëri: “Ti po flet për mua? As nuk më intereson fare”.