Flash News

POLITIKOFF

Albano reagon sërish për deklaratat ndaj Trixës: Nuk kam gënjyer

Albano reagon sërish për deklaratat ndaj Trixës: Nuk kam

Aktori i humorit Albano Bogdo ka reaguar sërish pas deklaratës që bëri për këngëtaren Beatrix Ramosaj me fjalët: “Kush është Alban Ramosaj? Alban Ramosaj është ai që i q*** motrën në Big Brother VIP”.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale Albano i kërkon falje këngëtares por jo për deklaratën e tij, por për reagimet e rrjetit.

I kërkon falje “Trixës” për shqetësimin që mund t’i jetë krijuar. Por, ai nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë. Madje hidhet në sulm kundër atyre që e kritikuan dhe i bënë moral.

“M’u çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju. U çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.

Për një fjali që thashë, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund ti kenë shkuar. Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh.

Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, u shpreh ai.

Të fundit