Flash News

POLITIKOFF

Anila Basha pasi është bërë nënë: Nuk ju bërtas më gazetareve në zyrë, kam të tjera prioritete

Anila Basha pasi është bërë nënë: Nuk ju

Gazetarja Anila Basha prej disa kohësh është bërë nënë dhe duket se kjo eksperiencë e ka bërë atë të ndryshojë shumë dhe t`i japë prioritete të tjera jetës së saj. Për të, tashmë që është nëna e Arisit, jeta ka marrë të tjera ngjyra.

E ftuar në "Rudina", Anila Basha ka treguar se ka ndryshuar shumë, nuk është më kërkuese siç ka qenë më parë dhe se kur thërret gazetaret në zyrë nuk u bërtet.

“Nuk jam më ajo goca nervoze që kam qenë, kërkuese, këmbëngulëse. Edhe kur ndodh ndonjë gjë në punë tani, nuk bërtas siç bërtisja më përpara, tani jam më e qetë dhe i thërras gazetares në zyrë dhe i them shiko se më kanë rënë edhe nervat të merrem me ju, kam të tjera prioritete në jetë. Të gjithë më thoshin që Anila është e ashpër, e fortë.

Mëmësia më ka zbutur goxha. Unë e kam pasur ëndërr t’i jepja gji fëmijës tim dhe e mbajta 6 muaj Arisin me qumësht gjiri. Gjithmonë e kam imagjinuar këtë skenën sa bukur do ishte dhe e kam shijuar kaq shumë bashkë me Arisin topolak në atë kohë.

Arisi ka ndryshuar jetën komplet edhe të nënës sime, që nga humbja e babait ajo pati një lloj tronditje dhe ardhja e Aristotelit të vogël ka ndryshuar komplet, nëna funksionon vetëm për djalin”,- ka treguar Anila për Rudinën.

Të fundit