Flash News

POLITIKOFF

Bebe Rexha në krah të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe është identiteti ynë

Bebe Rexha në krah të studentëve shqiptarë në

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kundërshtojnë kufizimet për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artistja vuri theksin te rëndësia që ka gjuha shqipe për identitetin dhe historinë e shqiptarëve, duke kujtuar përpjekjet ndër vite për ta mbrojtur dhe ruajtur atë.

“Gjuha jonë shqipe është pjesë thelbësore e identitetit tonë. Breza të tërë kanë luftuar për ta mbajtur gjallë”, shkroi ajo.

Këngëtarja theksoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku shqipja ka statusin e gjuhës bashkëzyrtare, ndaj sipas saj studentët shqiptarë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta në arsim dhe institucione.

Reagimi i Bebe Rexhës vjen mes debatit të hapur nga studentët shqiptarë, të cilët kanë paralajmëruar protesta për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet universitare.

 

 

Të fundit