Flash News

POLITIKOFF

Biletat për koncertin e Beyonce shiten në kohë rekord

Biletat për koncertin e Beyonce shiten në kohë rekord

Biletat për koncertin e parë të turneut të ardhshëm të Beyoncé-s, “Renaissance World Tour” tashmë janë shitur dhe grupi i menaxhimit të koncerteve, “Live Nation”, bëri të ditur se një koncert i dytë në Stokholm është shtuar për shkak të kërkesës së lartë. Turneu që shënon rikthimin e yllit të muzikës R&B në skenë, fillon më muajin maj në Suedi dhe një seri koncertesh në vende të tilla si, Londra, Parisi, Barcelona, Toronto, dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, performanca e fundit e Beyonce pritet në New Orleans më 27 Shtator.

Nuk janë dhënë shumë detaje se sa shpejt fansat e superyllit i siguruan të gjitha biletat për koncertin e 10 majit në Stokholm. Por, biletat për koncertin e dytë në kryeqytetin e Suedisë dolën në shitje të mërkurën. Te dyja koncertet e Beyoncé do të mbahen në “Friends Arena”, një stadium i përshtatshëm për evente të ndryshme, me një kapacitet akomodimi deri në 65 mijë persona.

Biletat për koncertin e Beyonce shiten në kohë rekord

Rikujtojmë se më 5 shkurt u mbajt ceremonia e 65-të e ndarjes së çmimeve Grammy që rezultoi të ishte një natë e veçantë, e mbushur me momente historike. Ngjarja e cila sivjet u zhvillua ‘Crypto.com Arena’ në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderoi me çmime arritjet më të mëdha të vitit në fushën e muzikës.

Të fundit