Flash News

POLITIKOFF

Cila është historia e dashurisë që fshihet pas "thikat e mia" të Albanit

Cila është historia e dashurisë që fshihet pas "thikat

Më këngën "thikat e mia", Alban Ramosaj ia doli të marrë çmimin e parë në "Kënga Magjike". Fansat e pëlqyen shumë dhe kjo është ndër të paktat herë kur publiku është dakord me fituesin e festivalit.

Por çfarë historie fshihet pas "thikat e mia"?

Sipas tij, këngën me të cilën mori pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi si produksion në studion e “ThreeDots”. Kënga është kompozim i tij, ndërsa produksioni është realizuar nga Bruno.

Ai ka treguar se kjo këngë është shumë personale, sepse i dedikohet një historie dashurie të përfunduar tashmë me një vajzë spanjolle.

 “Kënga lindi nga një histori e imja në Spanjë, pra mund të them me plot gojën që është dedikim. Si çdo histori spanjolle, fundi është dramatik. Të gjithë kemi pasur lidhje të çuditshme, të gjithëve na ka mbyt xhelozia, por jo me shije latine. Thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike. Në këtë rast, posesivi jam unë, e kur do pa hile, pa dashur kthehesh në dominant”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Të fundit