Flash News

POLITIKOFF

Djalë apo vajzë? Maluma do të bëhet baba për herë të parë

Djalë apo vajzë? Maluma do të bëhet baba për herë

Maluma ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm nga jeta e tij ku ka bërë të ditur se do të bëhet baba për herë të parë.

Në ekranin e madh gjatë një koncerti mbrëmjen e djeshme u shfaq një video e tij dhe e dashurës së tij, Suzana Gomez kur mësojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ai i ka dedikuar Susan një këngë si një homazh i ëmbël për të dhe historinë e tyre të dashurisë, teksa videoklipi tregon çiftin, më të bashkuar se kurrë, dhe momentet e shtatzënisë së Susan , nga bebja tek ekografia, deri te zbulimi i gjinisë: të dy, në fakt, janë në pritje të një vajze.

Lajmi u zbulua më herët nga drejtueset e podcast-it të “Mamarazzis”, Laura Fa dhe Lorena Vázquez për El periódico de Barcelona.

Laura Fa tha: “Maluma do të bëhet baba në vitin 2024, partnerja e tij Susana Gomez është shtatzënë, tashmë mund të filloni të vini re barkun e saj”. Më pas ajo ka theksuar se çifti ka dashur ta mbajë të fshehtë nga shtypi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Të fundit