Flash News

POLITIKOFF

Donte të vriste mbretëreshën e ndjerë Elizabeth, 21-vjeçari pranon akuzat

Donte të vriste mbretëreshën e ndjerë Elizabeth,

Një ish-punonjës supermarketi, i cili dyshohet se kishte planifikuar të vriste Mbretëreshën Elizabeth me një hark, ka pranuar për herë të parë akuzat. Jaswant Singh Chail, 21-vjeç, u arrestua në ditën e Krishtlindjeve në rezidencën private të Mbretëreshës Elizabeth, Kështjella Windsor.

Chail, nga Southampton, Hampshire, thuhet se i tha një oficeri të mbrojtjes: “Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën”, përpara se të vihej në pranga dhe të arrestohej. Ai pranoi se kishte ndërmend të lëndonte ose trembte Mbretëreshën e ndjerë.

Në kohën e arrestimit të tij Chail ishte 19 vjeç, i papunë, por më parë kishte punuar në një supermarket Co-op, ndërsa jetonte me prindërit dhe motrën e tij në Hampshire. Gjykatësi Jeremy Baker tha se Chail do të dënohet më 31 mars, pasi gjykatësit t’i dërgohet një raport psikiatrik që vlerëson fajësinë e tij.

Të fundit