Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa në 15 vjetorin e Pavarësisë, uron atë që duan shqiptarët e Kosovës

Dua Lipa në 15 vjetorin e Pavarësisë, uron atë që duan

Dua Lipa vazhdon të insistojë dhe ndihmojë me aq sa mundet me thirrjet e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky ka qenë mesazhi i saj edhe sot në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. 

Dua ka shpërndarë në Instagram postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet fushata e krijuar gjatë 2022 në “Sunny Hill” me moton “Set Me Free" (Më lërë të lirë).Në postim thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët. Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare. 

Me sloganin “Set me free”, edicioni i vitit të kaluar të "Sunny Hill" bëri thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën. 

“Përderisa BE-ja vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do ta mbajmë të gjallë dhe të lirë imagjinatën tonë”, -ishte kjo deklarata e organizatorëve, Duas dhe babait të saj Dukagjinit. 

Dy vite më parë teksa mori çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”, këngëtarja me famë botërore, në prani të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u shprehur se i ka përmbushur të gjitha kriteret. 

Asokohe ajo deklaroi se të rinjtë në Kosovë luftojnë për të gjetur punë dhe se mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që ua vështirësojnë edhe më shumë udhëtimin e tyre, për punë apo për arsye të tjera.

Të fundit