Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa nuk do të jetë pjesë e eventit të shumëpërfolur të boksit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, përballje që pritet të zhvillohet në fund të vitit 2026.

Sipas raportimeve të fundit nga BBC Sport, artistja 30-vjeçare është kontaktuar nga organizatorët për të performuar gjatë spektaklit, por ka vendosur të mos e pranojë ftesën, duke u tërhequr kështu nga përfshirja në një prej eventeve sportive më të komentuara të vitit.

Më herët, kreu i Autoritetit të Argëtimit në Arabinë Saudite kishte lënë të kuptohej se mungesa e këngëtares mund të ndikonte edhe te zhvillimi i ndeshjes, ndonëse deklarata e tij u interpretua më shumë si një koment ironik sesa si një qëndrim zyrtar.

Ndërkohë, përballja e shumëpritur mes Joshua dhe Fury mbetet në fokus të tifozëve të boksit, pasi të dy kampionët kanë arritur një dakordësi paraprake për kushtet e sfidës. Organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që ndeshja të mbahet në Wembley Stadium gjatë muajit tetor.

Të fundit