Flash News

POLITIKOFF

Efi i flet fansave që ofendojnë kundërshtarët e saj: Mos harroni që të gjithë aty brenda janë njerëz

 

Efi i flet fansave që ofendojnë kundërshtarët e saj: Mos

Një nga banoret e BBVe cila edhe pas daljes po komentohet dhe ka fituar vëmendjen e publikut është Efi.

Bukuroshja u eliminua nga spektakli pasi Dea hapi ‘Kutinë e Pandorës‘ duke e çuar në nominim të menjëhershëm me Kiarën dhe Luizin. E duket se pas daljes, Efi ka marrë gjithë dashurinë dhe komentet pozitive e me anë të një video në Instastory ka shprehur falenderimet e saj duke mos lënë pas dhe një këshillë që të gjithë duhet ta kenë ‘vathë në vesh’ lidhur me gjithë negativitetin dhe fjalët fyese e kërcënimet në rrjet për banorët e tjerë.

Efi i flet fansave që ofendojnë kundërshtarët e saj: Mos

"Do doja sinqerisht shumë t’ju lutesha t’i ndaloni ato lloj komentesh me urrejtje, me agresivitet, me atë lloj gjuhe jo të bukur që po përdoret. Sinqerisht, në momentin që po më jepni kaq shumë dashuri dhe më vlerësuat për të mirat që unë kam, atëherë dhe ju duhet të tregoni se sa të mirë jeni. Mos harroni që të gjithë aty brenda janë njerëz. Mos harroni që kjo nuk është sjellje humane. Sado të jeni të mërzitur tregoni se sa të mirë jeni, ju lutem. 

Të fundit