Flash News

POLITIKOFF

Çfarë ndodhi në BBVA? Jozi përjashtohet nga gara

Çfarë ndodhi në BBVA? Jozi përjashtohet nga gara

Disa orë pas spektaklit të ‘Big Brodher Vip’, ku konkurrentja Gerta Gixhari rrezikoi eliminimin pas një skene të dhunshme ndaj një tjetër banori, në shtëpi mbërrin një tjetër zarf i zi.

Këtë herë për Jozin.  Në zarf komunikohej përjashtimi i Jozit nga gara dhe siç duket, shkak janë bërë debat e ashpra me konkurrentin tjetër, Gjestin, duke përdorur edhe fjalë të rënda ofenduese.

Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

Të fundit