Flash News

POLITIKOFF

Çfarë po ndodh? Rihanna habit fansat me veprimin e fundit

Çfarë po ndodh? Rihanna habit fansat me veprimin e fundit

Po flitet se Rihanna mendohet se do të kthehet në një turene pas shkëputjes disavjeçare nga industria muzikore.

Sipas mediave ky rikthim është emërtuar si i fshehtë, pasi përpos përfitimit 36.7 milionë euro, nuk ka bërë ende një reagim nga ana e saj.

Është raportuar se ylli i R&B ka planifikuar një turne botëror për vitin 2024-2025, pasi ka arritur një marrëveshje marramendëse me Live Nation.

Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare me famë botërore thuhet se ka edhe dy albume me materiale të reja për t’i publikuar, për të cilat ka punuar gjatë kohës së pauzës së koncerteve.

“Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas nënshkrimit me Live Nation”, shkroi Mirror, duke shtuar se sipas burimeve ata kanë hartuar një plan që ekipi i saj krijues të punojë në një turne botëror në Los Angeles, teksa po rrit dy fëmijët e saj.

Të fundit