Flash News

POLITIKOFF

“Ishe ti që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme”, miku i Genc Paskos akuza të forta Monikës

“Ishe ti që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme”,

Monika tha se e ka tradhtuar ish-bashkëshorti, miku i Genc Paskos akuza të forta: E ke tradhtuar ajo, po s’ka faj jo 

Monika lubonja është një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother Vip”, e cila herë pas herë ka ndryshuar qëndrim me banorët dhe prandaj dhe shpesh herë është komentuar negativisht për arsye se nuk i qëndron zgjedhjeve të saj.  

Mirëpo, këto ditë që ajo është në nominim, i është rikthyer historisë së saj me ish-bashkëshortin Genc Pasko, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë për shkak të Covid-19.  

Monika dhe Genci kanë qenë bashkëshortër dhe janë ndarë kur vajza e tyre ishte vetëm 4 vjeç e gjysmë, më pas Genci ka krijuar familjen e tij të re dhe ka dhe dy fëmijë të tjerë. 

Por në rrëfimin e saj, Monika ka thënë se ajo është tradhtuar nga ish-bashkëshorti, histori të cilën e ka treguar dhe në fillim të BBV. 

“Nuk u martova, sepse nuk doja te rrisja vajzën time me dikë tjetër. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time. Kam kaluar shumë, momenti pas divocrit ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu,”- ka rrëfyer aktorja. 

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i një personi, i cili pretendon se është miku i ish-bashkëshortit të saj të ndjerë, Genci Paskos. 

Komenti i plotë i Leandër P.: 

"Ja Monika qe tradhetonte burrin dhe sot ka te njejtat sjellje......ja ju qe e mbeshtesni......komentin me poshte e besoj qe thoshte dikush qe e njihte nga afer 

"Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? 

Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhëtitë e njëpasnjëshme??? 

Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë. 

Por edhe nëse të paska tradhëtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!" 

“Ishe ti që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme”,

Të fundit