Flash News

POLITIKOFF

Keisi i dërgon një tjetër mesazh Stresit: Vetëm bashkë mundemi

Keisi i dërgon një tjetër mesazh Stresit: Vetëm bashkë

Pak ditë pas mesazhit që i çoi në "Big Brother VIP Kosova" përmes një video, Keisi i ka bërë një tjetër surprizë Stresit.  Ajo i ka dërguar një dron reperit ku dukej fotoja e tyre së bashku dhe mbishkrimi: “Mos u dorëzo shihemi në finale, vetëm bashkë mundemi” 

Keisi i dërgon një tjetër mesazh Stresit: Vetëm bashkë

Kështu, ajo i ka lënë të kuptojë se do shkojë ta takojë vetëm po arriti finalen. Padyshim kjo surprizë ka emocionuar dhe lumtuar së tepërmi Stresin i cili u shpreh se ky ka qenë droni më i bukur që i ka shkuar deri më tani. 

Stresi që kur hyri në "Big Brother VIP Kosova" u shpreh se ka hyrë me qëllimin për tu rikthyer me ish-partneren Keisin. Ai ka rrëfyer shumë prej saj, mes të tjerash edhe se vuan nga tumori duke deklaruar se "nuk e di sa do jetojë".  Në videomesazhin e saj Keisi kërkoi privatësi nga ai dhe banorët e tjerë që e kanë përmendur teksa shtoi se me Stresin mbi lidhjen e tyre do flasin kur ai të dalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)

Të fundit