Flash News

POLITIKOFF

Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë Aya-n. Xhaxhai nuk pranon: Do e rrisim vetë

Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, pas tërmetit të ditës së hënë ku bashkë me Turqinë mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona.

Foshnja, Aya lindi nën rrënoja, por nëna e saj, babai dhe katër vëllezërit e motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital. Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, teksa mbante një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan. Ndërsa një mjek tha: “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat. Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me qumësht gjiri.”

Ndërkohë në rrjetet sociale po ashtu shkruhet se xhaxhai i Aya-s nuk pranon që ta japin për birësim dhe se do e rrisin me familjen e tij mbesën e vogël. 

Aya është emër islam dhe do të thotë "mrekulli", "shenjë/dhuratë nga Zoti" dhe i kanë vendosur këtë emër pikërisht për këtë arsye, sepse mënyra sesi ajo ka shpëtuar është një mrekulli dhe një dhuratë nga Zoti.

Të fundit