Flash News

POLITIKOFF

Luizi publikon foton romantike me Kiarën

Luizi publikon foton romantike me Kiarën

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pas daljes nga BBVA kanë qenë mjaft të angazhuar në karrierat përkatëse, por ndajnë kohë edhe për njëri-tjetrin.

Jo rrallë herë ata janë shfaqur publikisht dhe kanë postuar foto dhe video të përbashkëta në rrjetet sociale.

Këtë herë ishte artisti nga Shkodra, Luizi ai që postoi një foto romantike me partneren e tij.

Dyshja shihet të përqafuar në shtrat ndërsa relaksohen në krahët e njëri-tjetrit pas një dite me angazhime. Ndërsa i njëjti imazh u shpërnda edhe nga Kiara në InstaStory.

Luizi publikon foton romantike me Kiarën

Rikujtojmë që Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të BBVA, teksa prej muajsh qarkullojnë thashetheme se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë.

Të fundit