Flash News

POLITIKOFF

“Madonna: A Rebel Life", publikohet libri biografik për "Mbretëreshën e Popit"

“Madonna: A Rebel Life", publikohet libri biografik për

Është publikuar libri biografik për Madonnën, i cili shpalos rrugëtimin e saj në karrierën e muzikës. Në libër tregohet qartë që mbretëreshës së popit, i duhej të luftonte për kurorën e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Shkruar nga Mary Gabriel, libri "Madonna: A Rebel Life" përmbledh intervista me superyllin dhe njerëzit përreth saj për të pikturuar një portret të plotë të artit dhe ndikimit të saj. Në librin me mbi 800 faqe, lexuesit mësojnë për çdo album të Madonnas dhe krijimin e tij, si dhe përvojat e saj kur u rrit në Michigan, u zhvendos në Neë York, fitoi sukses si një yll pop, u martua disa herë dhe rriti gjashtë fëmijë.

Madonna u shpërngul në Londër kur filloi të punonte në albumin Music të vitit 2000 dhe fansat e saj në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan mënyrën se si ajo shfaqte sjelljen e një personi normal e të përditshëm sesa një personazh të famshëm masiv. Së shpejti, ata filluan ta thërrisnin “Madge” që tingëllon më shumë si emri i një personi mesatar sesa “Madonna”.

Të fundit