Flash News

POLITIKOFF

Marka e njohur gjobit Kiara Titon? Reagon moderatorja

Marka e njohur gjobit Kiara Titon? Reagon moderatorja

Pas suksesit në BBV, Kiara Tito përveç se ka qenë pjesën më të madhe të kohës në qendër të vëmendjes, tashmë ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës.

Është përfolur në media online se ndaj moderatores janë hapur procedura ligjore, pasi një brand i njohur pretendon se moderatorja e ka kopjuar në koleksionin e rrobave të banjës që ajo ka nxjerrë në treg.

Gazetarja Fatma Haxhialiu,  tha publikisht se një palë rroba banjo si të Kiarës i ka blerë dy vite më parë, ka pasur dhe raste të tjera që u zbuluan në rrjet, se rrobat janë njësoj me firmat e tjera.

Kështu, me një kontroll të thjeshtë, shihet se rrobat e Kiarës të cilat kapin shifrat mbi 50 euro, janë njësoj me të firmave të njohura të huaja.

 Njerëzit në rrjetet sociale e kanë vënë re fillimisht këtë, e madje e kanë komentuar edhe në postimet e Kiarës, por kjo e fundit ende nuk ka reaguar.

Lidhur me këto lajme Kiara ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo cope.

Të fundit