Flash News

POLITIKOFF

Mësohet kur do të performojë Shqipëria në Eurovizion

Mësohet kur do të performojë Shqipëria në Eurovizion

Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj. Këtë përcaktoi shorti që u mbajt mbrëmjen e së martës.  Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool. 

Mësohet kur do të performojë Shqipëria në Eurovizion

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.   Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.   Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

Të fundit