Flash News


POLITIKOFF

Monica Bellucci në një lidhje me regjisorin e njohur, fotografohen bashkë në Paris

Monica Bellucci në një lidhje me regjisorin e njohur, fotografohen

“Monica Bellucci dhe Tim Burton janë çift”: ky është titulli i "Paris Match", që nuk ka dyshime.

“Një dashuri fantastike me shikim të parë”, shkruan poshtë fotove të dy yjeve, të portretizuara në kopertinën e numrit të fundit teksa shëtisin krah për krah nëpër Paris.

“Një histori e lindur në konfidencialitetin më të madh”, zbulon revista. Pasi kaluan për pak kohë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, regjisori dhe aktorja do të takoheshin sërish në tetor 2022 në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, dhe dashuria duket se ka lindur atje.


“Jam i çmendur pas Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të. Ajo është shumë e bukur...”, tha Burton për të përjavshmen franceze "Gala" dhjetë vjet më parë.

Pas përfundimit të marrëdhënies me Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, së fundmi Monika ka pasur një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre. Nga ana tjetër Tim është ndarë që nga viti 2014 nga partnerja e tij, aktorja angleze Helena Bonham Carter.

Këtu është kopertina e Paris Match:

Monica Bellucci në një lidhje me regjisorin e njohur, fotografohen

Të fundit