Flash News

POLITIKOFF

NASA planifikon të eksplorojë planetin Uran

NASA planifikon të eksplorojë planetin Uran

NASA ka kohë deri në vitin 2024 për të vendosur se cili do të jetë misioni i saj i ardhshëm i madh hapësinor. Komunitetet shkencore tashmë kanë filluar të dorëzojnë propozimet e tyre. Zgjedhja e parë për momentin është planeti Uran, planeti më i “panjohur” në sistemin diellor. Kjo për shkak se shkencëtarët dinë shumë pak për këtë planet, i cili është katër herë më i madh se Toka.

Kanë kaluar 30 vjet që kur anija kozmike Voyager 2 bëri foto të saj. Urani përfundon orbitën e tij rreth Diellit çdo 84 vjet Tokë. Dimri në planet zgjat 21 vjet, temperatura arrijnë -371 gradë Celsius. Në fakt, shkencëtarët besojnë se në sipërfaqen e tij mund të ketë një oqean nën akull dhe për rrjedhojë mundësi për ekzistencën e jetës.

Komuniteti shkencor arriti në përfundimin se ky duhet të jetë misioni tjetër i madh që NASA do të duhet të miratojë deri në vitin 2024. Në veçanti, ai i propozon NASA-s që të dërgojë një sondë në Uran, e cila do të depërtojë në atmosferën e tij të panjohur dhe një anije tjetër kozmike që mund të vihet në orbitë rreth planetit për të paktën pesë vjet. Buxheti për misionin do të kalonte 2 miliardë dollarë.

Rikujtojmë, se së fundmi roveri Curiosity i NASA-s ka gjetur prova se në rajone të ndryshme të Marsit ka pasur liqene. Agjencia amerikane e hapësirës raportoi zbulimin e teksturave të shkëmbinjve të valëzuar, duke sugjeruar se shenja të mëdha uji ekzistonin në një zonë që shkencëtarët kishin menduar se do të ishte më e thatë. “Kjo është dëshmia më e saktë e ujit dhe valëve që kemi parë në të gjithë misionin,”-tha një nga studiuesit.

Të fundit