Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktorja Barbara Bosson

Ndërron jetë aktorja Barbara Bosson

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktorja amerikane, Barbara Bosson. Ylli i nominuar për “Emmy” mori famë pas rolit të saj si Fay Furillo në “Hill Street Blues” të NBC. E krijuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Steven Bochco, drama u vlerësua nga kritikët dhe u dashurua nga shumë njerëz.

Vdekja e saj u njoftua nga djali i saj, regjisori, Jesse Bochco, përmes rrjeteve sociale. “Përgjithmonë në zemrat tona. Të dua nënë”, shkroi mes tjersh ai. Aktorja u nominua për një çmim “Emmy” për rolin e saj si prokurore Miriam Grasso në “Murder One” të ABC. Ajo ishte gjithashtu e famshme për punën e saj në tre seriale të njohura të ABC -“Hooperman”, “Cop Rock” dhe “Murder One”.

Bosson lindi më 1 nëntor 1939, në Charleroi, Pensilvani dhe u rrit më pas në Belle Vernon. Në vitin 1957, ajo u transferua në Floria me familjen e saj përpara se të zhvendosej përfundimisht në New York.

Të fundit