Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë komediani Richard Belzer

Ndërron jetë komediani Richard Belzer

Komediani i njohur për rolin e tij si detektivi i “Law & Order”, Richard Belzer, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Belzer ndërroi jetë të dielën (19 shkurt) në shtëpinë e tij në Bozouls, Francë.

Aktori ishte i famshëm për rolin e tij si Munch, duke u paraqitur dhe në shfaqje të shumta, përfshirë “Homicide: Life on the Street” dhe “Law & Order: SVU”.

I lindur në Bridgeport, Connecticut, Belzer kuptoi lidhjen e tij me komedinë gjatë një fëmijërie në të cilën nëna e tij e dhunonte atë dhe vëllain e tij më të madh, Len. Ajo vuante nga depresioni. Gjatë kohës kur Richard ishte adoleshentë, babai dhe vëllai i tij u vetëvranë.

“Kuzhina e shtëpisë simë ishte dhoma më e vështirë që kam punuar ndonjëherë”, tha Belzer për revistën People në 1993.

I dëbuar nga Kolegji Dean Junior në Masaçusets, Belzer filloi të bënte stand-up në Nju Jork në vitin 1972. Ai bëri debutimin e tij në ekranin e madh në filmin e Ken Shapiro-s në vitin 1974 The Groove Tube, një satirë me Chevy Chase që u zhvillua nga grupi i humorit Channel One.

Të fundit